Manchester Unitedi ka anuluar stërvitjen e së hënës. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesit e klubit anglez.
Arsyeja e anulimit të kësaj stërvitjeje ka të bëjë më përhapjen e koronavirusit në klub. Disa lojtarë dhe zyrtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë pas takimit me Norwichin në Premier League.
“Duke pasur parasysh gjendjen në ekip, kemi marrë vendim të anulojmë stërvitjen pasi prioritet është shëndeti i lojtarëve dhe stafit”, thuhet në njoftimin e “Djajve të kuq”. Manchester Unitedi mund ta anulojë edhe ndeshjen e së martës në Premier League ndaj Brendtfordit.