Lojtarët e Real Madridit infektohen me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër futbollistët e Real Madridit, Marco Asensio, Gareth Bale, portieri Lunin dhe Rodrygo kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ka konfirmuar faqja e madrilenëve. David Ancelotti, ndihmësi i parë i Carlo Ancelottit, gjithashtu është infektuar.

Ata i bashkohen Marcelos dhe Luka Modriqit që u njoftua dje se ishin ifektuar, dhe atyre të Pablo Laso dhe Thomas Heurtel, nga seksioni i basketbollit, të cilët vendosën alarmin në klub përballë rasteve të reja të mundshme.

Situata e djeshme në qendrën stërvitore Valdebebas ishte e tensionuar pas rasteve pozitive të brazilianit dhe kroatit dhe të gjithë lojtarët iu nënshtruan testeve PCR për të zbuluar nëse kishte më shumë lojtarë të infektuar, të cilat janë bërë të ditura mëngjesin e sotëm.

Sipas protokollit, Real Madridi mund të kërkojë shtyrjen e ndeshjes kundër Cadizit për sa kohë që nuk ka 13 lojtarë – 5 nga ekipi i parë – duke qenë të paktën njëri prej tyre portier.

Share This Article