Një ditë para referendumit të paralajmëruar për ditën e nesërme për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha i është drejtuar komisionerëve.
Berisha thotë se rëndësi ka transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute të çdo vote.
“Drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës
Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim.
Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese!”, shkruan Berisha.