EMA autorizon përdorimin e pilulës anti-Covid

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) autorizon përkohësisht përdorimin e pilulës anti-Covid-19 të prodhuar nga Pfizer, Paxlovid. Pilula mund të përdoret nga të rriturit e prekur nga Covid-i, që nuk kanë nevojë për oksigjen, por që rrezikojnë të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes, raporton Le Monde. Autorizimi i lëshuar nga EMA u jep mundësi autoriteteve të vendeve anëtare të vendosin për përdorimin e mundshëm të këtij ilaçi.

EMA nisi një proces të përshpejtuar verifikimi më 13 dhjetor në lidhje me medikamentin e ri. Trajtimi me të nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe te nënat që ushqejnë bebet e tyre me gji.

Gjiganti farmaceutik njoftoi të martën se pilula anti-Covid-19 uli rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes me gati 90% tek personat e rrezikuar, kur e merrnin atë brenda pesë ditëve të para pas shfaqjes së simptomave. Pfizer ka njoftuar se ky trajtim është efektiv edhe përballë variantit Omicron.

Paxlovid nuk shënjestron proteinën spike të koronavirusit, e cila përmban shumicën e mutacioneve të variantit të ri, Omicron. Ai vepron më shumë në aftësinë e virusit për t’u riprodhuar, duke ngadalësuar kështu sëmundjen.

Antiviralët janë një element shumë i rëndësishëm për t’i mbrojtur kundër Covid-19, kjo edhe për shkak të lehtësisë së përdorimit: në kushte shtëpie si të gjitha pilulat e tjera.

Share This Article