Berisha shkon përsëri në PD, edhe Basha ndodhet brenda

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Për herë të tretë grupimi i ish liderit demokrat, Sali Berisha ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit bashkë me ish kreun e PD-së, Berisha ka mbërritur dhe është futur brenda selisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë kujtojmë se hera e parë që ai iku në seli ishte vetëm dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.

Gjithashtu mësohet se si herën e kaluar, në një sallë ngjitur ndodhet kryetari i PD-së, Lulzim Basha,  i cili po zhvillon mbledhje.

Ndërkohë që zyra ka qenë e mbyllur dhe mbështetësit e Berishës kanë thyer derën.

Share This Article