Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit. Ish-kryeministri udhëheq grupin që është futur brenda ambienteve të selisë.
Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve. Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën median jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.