Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjashtë persona raportohet të kenë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, 376 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 3.275 testime të kryera.

Me këtë rast edhe 383 qytetarë janë shëruar në të njëjtën periudhë kohore, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 197,930 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 117 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, gjithsej 174.

Bazuar në të dhënat e fundit të bëra publike nga MSh-ja e Shqipërisë, edhe 5.165 raste vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë vendin.

Share This Article