Shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin e një embrioni dinozauri, i ruajtur në mënyrë të përsosur, i cili po ”përgatitet” të dalë nga veza e tij, ashtu si një pulë, sipas BBC.
Embrioni u zbulua në Ganzhou, në Kinën Jugore, dhe studiuesit vlerësojnë se është të paktën 66 milionë vjet i vjetër.
Dinozauri besohet të jetë një theropod pa dhëmbë ose oviraptorosaurus.
Ai u quajt Baby Yingliang.
Studiuesi Fion Waisum Ma theksoi se është “embrioni më i mirë i dinozaurit i gjetur ndonjëherë në histori”.
Zbulimi gjithashtu u dha studiuesve një kuptim më të madh të lidhjes midis dinozaurëve modernë dhe zogjve.
Fosili tregon se embrioni ishte në një pozicion të përdredhur të njohur si “tucking”, që është një sjellje e vërejtur tek zogjtë pak para se të lindin.
Oviraptorozaurët, që do të thotë “hardhuca që vjedhin vezë”, ishin dinozaurë me pendë që jetuan në atë që tani është Azia dhe Amerika e Veriut gjatë Kretakut të Vonë, midis 100 dhe 66 milionë vjet më parë.
Paleontologu Steve Brusatte, i cili ishte gjithashtu pjesë e ekipit hulumtues, shkroi në Twitter se ishte “një nga fosilet më të pabesueshme të dinozaurëve që ai kishte parë ndonjëherë” dhe se ”embrioni ishte në prag të çeljes”.
Yingliang i vogël është 27 centimetra i gjatë nga koka te bishti dhe qëndron brenda një veze 6,7 inç të gjatë në Muzeun e Historisë së Natyrës ”Yingliang Stone” në Kinë.
Veza u zbulua për herë të parë në vitin 2000, por u vendos në ruajtje për 10 vjet.
Një pjesë e trupit të dinozaurit është ende e mbuluar me shkëmb dhe studiuesit do të përdorin teknika të avancuara skanimi për të krijuar një imazh të skeletit të tij të plotë.