Kryeministri Zoran Zaev para pak minutash ka dërguar me shkrim dorëheqjen e tij para Kuvendit, shkruan Alsat.
Me anë të një letre, ai i drejtohet kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ku i kërkon shkarkimin e tij nga funksioni i kryeministrit të vendit. Ai e justifikon dorëheqjen e tij si rrjedhojë e rezultateve të dobëta që arriti të marrë në zgjedhjet e fundit vendore. Zaevi përmes kësaj letre citon edhe kryeministrin e ri që do të vijë nga radhët e LSDM-së, pas shkarkimit të tij zyrtar.