ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajlanda emëron kryeministrin e tretë në dy vjet. 2 hours ago
Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det 7 hours ago
Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president i Irlandës 7 hours ago
Presidenti izraelit drejt Britanisë, deputetët paralajmërojnë kryeministrin të mos e takojë: Ai nuk duhet të lejohet të hyjë në vend 8 hours ago
Sulm me thikë në shkollën profesionale në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, neutralizohet nga policia 8 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

LDK: Në zgjedhje shkojmë vetë, Vetëvendosjen e shohim si partner të mundshëm në Qeveri

albnews by albnews
18 August, 2019
in Kosova
0
LDK: Në zgjedhje shkojmë vetë, Vetëvendosjen e shohim si partner të mundshëm në Qeveri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që nga rënia e qeverisë, dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dhënë shenja të dukshme se ekziston disponim për një koalicion mes këtyre dy partive. Pak ditë pasi që LDK’ja e zgjodhi kryetarin e saj, Isa Mustafën, u bë takimi i tij me liderin e partisë tjetër opozitare, Albin Kurtin. Të dy shprehën qëndrime se një koalicion mes këtyre dy partive do të krijonte një qeveri e cila do ta udhëhiqte vendin në të ardhmen.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po pret festë në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Por që kjo të ndodhë, kreu i VV’së duhet ta realizojë një mision. Koalicionin me partinë e Isa Mustafës, pra LDK’në.

RelatedPosts

Malishevë, aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Sulm me thikë në shkollën profesionale në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova plagos mësuesen, neutralizohet nga policia

Ftesë publike për koalicion me LDK’në janë duke bërë vazhdimisht zyrtarë të Vetëvendosjes. I fundit është kreu i kësaj partie, Albin Kurti. Ai deklaroi se arritja e një koalicioni në mes LDK-së dhe VV, zgjedhjet do t’i shndërronte në festë.

Sipas tij, përkundër dallimeve, koalicioni mes LDK-së dhe VV-së, do ta nxjerrtë nga kriza Kosovën.

“Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”, tha Kurti për RTV Besa në Prizren.

Por zyrtarë të LDK’së po shprehen se koalicioni me partinë e Kurtit varet krejtësisht nga vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Sfarqa ka thënë ndër tjera se e sheh Vetëvendosjen si të vetmin partner për qeverisje, por që sipas tij më mirë do të ishte fillimisht të maten forcat në zgjedhje pa ndonjë koalicion parazgjedhor.

E sa i përket komenteve të Kurtit, se dita e zgjedhjeve do të jetë ditë feste, Sfarqa tha se i vlerëson gjitha përpjekjet e partive që kanë prirje pozitive. Por, sipas tij, vendimi për koalicion të mundshëm nuk i takon ndonjë personi por i takon organeve legjitime të partisë.

“…megjithatë nuk mund të parashikoj se cilat do të jenë vendimet e LDK’së për shkak se janë organet legjitime që do të merren me këto çështje, që është Këshilli i Përgjithshëm” tha ai.

Megjithatë, Sfarqa shfaqet optimist duke thënë se vendimet e këtij organi partiak krijohet në drejtimin e tillë që të ndryshohet qeverisja në Kosovë.

“Nuk mund të flas se cilat do të jenë vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, por do të jenë në harmoni me frymën që po krijohet, pra për ndryshime në pushtet” tha ish kryetari i Ferizajit nga radhët e LDK’së.

Sfarqa në anën tjetër, mendon se zgjidhja për zgjedhje më të mira do të ishte që partitë të maten të vetme në zgjedhje dhe të mos futen në koalicion, në mënyrë që ketë një pasqyrë të qartë se cila parti sa fuqi ka.

“Por megjithatë unë jam ithtar i asaj që sipas orientimeve që ka LDK’ja që ta masim fuqinë politike të secilës parti politike në raundin e parë, në mënyrë që të shohin se cila është fuqia reale politike e secilës parti” tha Sfarqa duke theksuar se “po mendoj për partitë e mëdha”.

Gjithsesi, Sfarqa nuk sheh ndonjë partner tjetër të mundshëm pos Vetëvendosjes.

“Ne realisht nuk kemi partner tjetër” tha Sfarqa, duke e arsyetuar këtë me qëndrimin jo korrekt të partnerëve të mëhershëm që kanë qenë në koalicion me LDK’në.

LDK’ja dhe VV’ja janë dy partitë më të mëdha opozitare. Gjatë qeverisjes së koalicionit PAN, të dyja këto parti kishin arritur që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe tani liderët e të dyja partive janë shprehur pozitivisht rreth një koalicioni, qoftë ai parazgjedhor apo paszgjedhor.


albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajlanda emëron kryeministrin e tretë në dy vjet.

Tajlanda emëron kryeministrin e tretë në dy vjet.

5 September, 2025
Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

5 September, 2025
Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president i Irlandës

Conor McGregor, “ylli” i UFC-së, kërkon të bëhet president i Irlandës

5 September, 2025
Presidenti izraelit drejt Britanisë, deputetët paralajmërojnë kryeministrin të mos e takojë: Ai nuk duhet të lejohet të hyjë në vend

Presidenti izraelit drejt Britanisë, deputetët paralajmërojnë kryeministrin të mos e takojë: Ai nuk duhet të lejohet të hyjë në vend

5 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result