Me hedhjen e shortit për përfitimin e banesave për ata që u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit doli në pah edhe një herë se sipërfaqja e dhënë si dëmshpërblim është disa herë më e vogël se ajo që kanë pasur. Banorët përfitues shprehen të pakënaqur me këtë shpërndarje, ndërsa thonë se nuk u është dhënë as certifikatë pronësie apo kontratë.
Banesat e reja në lagjen 5 maji u shpërndan me short për disa prej atyre që u prekën nga tërmeti i Nëntorit të dy viteve më parë.
Ndarja e banesave është bërë në mënyrë të padrejtë ankohen qytetarët, ata thonë se kanë marrë më pak sipërfaqe se sa kanë pasur, e kjo nisur nga numri i anëtarëve në certifikatën familjare.
“UnĂ« kisha 2+1 dhe mora 1+1, sepse çuni qĂ« banon me mua nuk ka qenĂ« nĂ« gjendjen civile nĂ« atĂ« kohĂ«. Ka jetuar dhe jeton me mua, jemi 6 persona, se ku do jetojmĂ« nĂ« 1 dhomĂ« e 1 kuzhinĂ«.”
“UnĂ« kam fĂ«mijĂ« tĂ« ndarĂ« nĂ« njĂ« banesĂ« dhe nuk pĂ«rfitojnĂ« fĂ«mijĂ«t.”
“UnĂ« kisha 2 dhoma dhe 1 kuzhinĂ«, por figuroj vetĂ«m unĂ« me burrin nĂ« gjendjen civile. Kemi marrĂ« 1+1.”
“UnĂ« humba nga 3+1, mora 1+1.”
Dokumenti i vetëm që përfaqësues të bashkisë u dhanë është vetëm planimetria.
Qytetarët thonë se nuk janë pajisur as me certifikatë pronësie e as me kontratë, kjo i bënë dyshues.
“Ai nuk mĂ« jep njĂ« kontratĂ« mua qĂ« ta lexoj se çfarĂ« pĂ«rfitoj unĂ« nga kjo, nuk mĂ« jep certifikatĂ« pronĂ«sie qĂ« unĂ« e kam shtĂ«pinĂ« time, nuk e di. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« planimetri kot, pa asnjĂ« siguri.”
Disa prej tyre thonë se nuk kanë përfituar por kanë humbur nga kjo shpërndarje e banesave, ndaj do e ndjekin më tej çështjen.
“Fola dhe me inxhinierin e bashkisĂ«, shko ankohu thotĂ«.”
Prej dy muajsh banorët po hasin në shurdhërinë e Bashkisë së Tiranës e cila pas vendimit arbitrar për t’ua shembur banesat pa i pyetur, ajo refuzon që të ulet në tryezë me ta për të gjetur një zgjidhje.