Fitorja 6:3 e Manchester Cityt ndaj Leicester Cityt në “Boxing Day” ka dëshmuar edhe një herë se sa e vështirë është të luhet ndaj filozofisë së Pep Guardiolas, pavarësisht kualitetit të rivalit.
Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munichut ka pasur sukses të madh vendor në të tri skuadrat. Ai po zbaton sistem të ngjashëm me atë që e kishte te “Blaugrana”, kur Barça u bë një prej ekipeve më të mira në histori të lojës.
Megjithatë te Manchester City, Guardiola po e interpreton taktikën e tij në mënyrën më impresive. Shumë prej sukseseve të tij po vijnë pa një sulmues tipik.
Asnjë trajner tjetër nuk ka qenë në gjendje të përsërisë mënyrën e lojës përmes mbrojtësve të krahut, që kur Guardiola e prezantoi konceptin e tij në Premier League. Mbrojtësi i krahut të djathtë dhe mbrojtësi i krahut të majtë shpesh bëhen mesfushorë qendrorë, kur skuadra e ka topin në pronësi. Kjo i bën ata vështirë të mbulueshëm, ndërsa lojtarët anësorë të kundërshtarit shpesh mbesin në dyshime.
Disa i përcjellin mbrojtësit e krahut në qendër të fushës, duke krijuar hapësirë në krah, ku lojtarët anësorë të Cityt sulmojnë një kundër një. Disa të tjerë qëndrojnë në pozitat e tyre dhe ndihmojnë mbrojtësit e krahut, duke i lënë Cityt përparësi të madhe numerike në qendër të fushës.
Ata së bashku me dy mbrojtësit e qendrës dhe mesfushorin defansiv krijojnë pikat e trekëndëshit, me portierin Ederson shpesh që shërben si mbrojtës i tretë.
Me mbrojtësit e krahut aktivë, mesfusha bën presion ndaj mbrojtjes kundërshtare, që krijon konfuzion për secilën mbrojtje. Mesfushorët jo vetëm që bëjnë presion ndaj mbrojtjes, por ata mund të shkojnë përtej vijës së fundit dhe të bëjnë vrapime në përpjekje për të thyer rezistencën e kundërshtarit.
Është një sistem që ekzekuton në mënyrë të përkryer një nga parimet e futbollit të Guardiolas. Është një ide e paraqitur në librin “Pep Confidential” e autorit Marti Perarnau, e publikuar gjatë vitit 2014, sa Guardiola ishte te Bayerni.
“Ideale është të kesh qendrën të hapur. Nëse pasimi shkon mirë, ju ia dilni të evitoni gjithë qendrën e mesfushës së rivalit. Nëse topi humbet, mbrojtësit e krahut mund të mbulojnë hapësirën menjëherë”, shkruan Perarneu.

