Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll do të luajë ndeshje miqësore me Spanjën në muajin mars të vitit të ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të mërkurën në sajtin e saj zyrtar ka konfirmuar miqësoren me Spanjën.
Kjo ndeshje do të luhet në Spanjë me datën 26 mars dhe do të jetë e para për Shqipërinë në vitin 2022.
“Kombëtarja shqiptare do të luajë një ndeshje miqësore me Spanjën më 26 mars të vitit 2022. Departamenti i komunikimit në FSHF bën me dije se të dyja federatat kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj ndeshje në Spanjë, ndërsa stadiumi dhe ora e takimit do të përcaktohen në javët në vijim”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e FSHF-së.