ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus 40 minutes ago
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar 44 minutes ago
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë 47 minutes ago
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre 52 minutes ago
Premier League/ Nuk ka minuta për Brojën, ndalet Tottenham. Rezultatet e katër ndeshjeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Holanda e kërkon të “infiltruarin” në Shqipëri, puntata e parë e emisionit nisi me Shkodrën

albnews by albnews
3 January, 2022
in Albania
0
Holanda e kërkon të “infiltruarin” në Shqipëri, puntata e parë e emisionit nisi me Shkodrën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një prej kanaleve televizive më prestigjoze të Hollandës, “AvroTros”, zgjodhi ta nisë me Shkodrën puntatën e parë të emisionit të famshëm “Kush është i infiltruari”, që shënon edicionin e tij të 22-të.

Edhe pse Shqipëria nuk e ka të zhvilluar politikën e filmit, ajo mbahet si një nga pikat kryesore të kontaktit për produksionet e huaja që vijnë në Shqipëri për të xhiruar.

RelatedPosts

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Rama: “Diella” do lindë fëmijë në maternitetin e AI, i duhen bashkëpunëtorë

Konsumuan karamele me kanabis, ja si paraqitet gjendja e 3 motrave të mitura në Korçë

Marrëdhënie të tilla jo vetëm ndihmojnë vendin në aspektin financiar, por edhe promovojnë Shqipërinë jashtë kufijve.

Pikërisht këtë ka bërë edhe grupi i xhirimit që filmoi në vendin tonë 12 seri për sezonin e ri, duke e nisur me kalanë “Rozafa”.

Programi reality-show, bazohet te emisioni mëmë “De Mol” i televizionit belg VRT, nisur fillimisht në vitin 1998.

Ai vë në garë të paktën 10 konkurrentë të cilëve u kërkohet të kryejnë sprova në mënyrë që të arkëtojnë të ardhura.

Por mes tyre është një i infiltruar, i cili ka për detyrë ta sabotojë grupin. Ata duhet ta zbulojnë të infiltruarin.

Çdo vit produksioni i “Kush është i infiltruari” zhvendoset nëpër botë. Në të shkuarën kanë qenë në Australi, SHBA, Kinë, Sri Lanka, Meksikë etj.

Këtë edicion ata ishin në Shqipëri dhe episodi i parë u transmetua më 1 janar 2022.

Teksa transmeton një pjesë të këtyre xhirimeve, kryeministri Edi Rama thotë se ky program do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve holandez në Shqipëri.

“Nga Shkodra nisi Viti i Ri i ekranit holandez me programin e famshëm “Wie is de Mol”, filmuar në Shqipëri në 2021. Emisioni më i ndjekur televiziv në Holandë ka befasuar publikun me bukuritë shqiptare, çka pritet të rrisë ndjeshëm këtë verë numrin e turistëve holandezë në Shqipëri”, shkruan Rama.

11 yjet holandeze, të cilët xhiruan seritë në Shqipëri, janë artistë të njohur, prezantues televizivë, aktorë, krijues, gazetarë, shkrimtarë, këngëtarë.

Për Shqipërinë kjo është një mundësi fantastike promovimi si për turizmin, po ashtu edhe për imazhin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

Ukraina thotë se tre persona janë vrarë në një sulm ajror ‘masiv’ rus

20 September, 2025
Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

Liria e shprehjes nën sulm, Trump dhe media, një marrëdhënie e tensionuar

20 September, 2025
Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

Demonstrata e dhunshme e krahut të djathtë në Holandë, dënohet nga udhëheqësit politikë

20 September, 2025
8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

8 muaj në duart e talibanëve, ribashkimi emocional i çiftit britanik me vajzën e tyre

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result