Në selinë e PD-së kanë nisur punime. Jashtë në ambientet e selisë së PD-së janë vendosur skela. PD e Bashës thotë se selia e PD-së po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rehabilitimit të zyrave.
Mediat nuk lejohen të hyjnë brenda me argumentin se gjithçka është e rrëmujshme, ndërsa në oborrin e PD-së lejohen gazetarët. Madje dhe intervistat janë bërë jashtë selisë së PD-së informon ora neës.
“Ajo çfarë mund të thuhet është se nuk është aspak një situatë normale. Nga njëra anë kemi zotin Basha që nuk e njeh lëvizjen e foltores dhe siç e ka shprehur publikisht po merr të gjitha masat në mënyrë që të mos dhunohet godina e PD-së” raporton gazetari i Ora News, Everest Dedaj, i cili po ndjek nga afër zhvillimet në PD.
Komisioni i Rithemelimit të PD-së ka bërë thirrje për një protestë që do të mbahet më 8 janar ora 12:00 ndërsa I ka dhënë ultimatum Bashës më 5 janar të lirojë selinë e PD-së ndërkohë nga ana tjetër PD e Bashës.
‘Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre” thuhet në deklaratën e PD-së publikuar sot në mesditë.
Ndërkohë që Komisioni i Rithemelimit të PD-së pritet të mblidhet nesër për të përcaktuar detaje të protestës së 8 janarit.
