ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore” 54 minutes ago
Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit 57 minutes ago
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot 2 hours ago
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare 2 hours ago
Incident në Kuvendin e Mitrovicës, këshilltari nxjerr flamurin serb gjatë betimit të zyrtarëve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

albnews by albnews
5 January, 2022
in Bota
0
SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj Televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me familjen e Dodikut.

RelatedPosts

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Si kryeministri belg është kthyer pengesa më e madhe e Ukrainës – dhe aset i çmuar i Rusisë

Putin paralajmëron Ukrainën: Donbasin do ta marrim me forcë nëse trupat ukrainase nuk vetëtërhiqen

Departamenti i Thesarit tha se sanksionet shprehin përkushtimin e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, për të promovua llogaridhënien “për ata, që mes tjerash, minojnë stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes korrupsionit dhe kërcënimeve ndaj marrëveshjeve afatgjata të paqes”.

“Dodiku ka minuar institucionet e Bosnje e Hercegovinës duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke iniciuar krijimin e institucioneve paralele në entitetin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës. Për më tepër, Dodik ka përdorur pozitën e tij zyrtare që ka në Bosnje për të përfituar pasuri për vete përmes ryshfetit dhe formave të tjera të korrupsionit. Retorika e tij ndarëse ento-nacionaliste reflekton në përpjekjet e tij për të avancuar këto qëllime politike dhe për të shpërqendruar vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit, dhe në këtë mënyrë rrezikojnë stabilitetin më të gjerë rajonal”, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Sipas njoftimit, sanksionet nënkuptojnë se të gjitha pronat, intereset në prona të individëve dhe entiteteve të përfshira në sanksione, që i kanë në SHBA ose janë në pronësi apo kontroll nga qytetarët amerikanë, bllokohen dhe duhet të raportohen në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, zyrë kjo në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit.

Po ashtu, personave dhe entiteteve të sanksionuara u ndalohen të gjitha transaksionet me personat amerikanë.

Më herët, ministrja e Jashtme e Bosnje dhe Hercegovinës, Bisera Turkoviq, paralajmëroi sanksionet kundër Dodikut.

Ajo tha se ekziston një qëndrim i harmonizuar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe se ky nuk do të jetë fundi, por vetëm fillimi i vendosjes së sanksioneve.

Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se Shtetet e Bashkuara, të cilat ndërmjetësuan në arritjen e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit për Bosnje e Hercegovinën në vitin 1995, mund të vendosin sanksione ndaj atyre që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose të destabilizojnë marrëveshjen.

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës, tha më 5 janar në Banja Llukë të Bosnje e Hercegovinës se janë të mundshme sanksionet për individët në Bosnje dhe Herzegovinë.

Dodik, i cili është gjithashtu president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me sanksionet e mundshme të cilat i paralajmëroi ministrja e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës, Bisera Turkoviq.

“Këto janë sanksionet e tyre, nuk janë tonat. Unë nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë për Amerikë, edhe nëse do të mi heqin sanksionet nesër”, tha Dodik.

Dodik tha se nuk mund ta imagjinonte një vend në të cilin, siç thotë ai, ministrat siç është Bisera Turkoviq mirëpresin sanksione për qytetarët e tyre.

Puna e institucioneve shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë është bllokuar që nga korriku i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit e njësisë Republika Sërpska refuzuan të marrin pjesë në çdo vendimmarrje.

Kjo ndodhi si përgjigje e tyre ndaj faktit që ish-përfaqësuesi i Lartë në Bosnje dhe Hercegovinës, Valentin Inzko, inicioi ndryshime në Kodin Penal që ndalon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Pas kësaj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkuan zhbllokimin e punës së institucioneve në këtë shtet.

U kërkua që Republika Sërpska, e cila është një nga dy njësitë brenda Bosnje dhe Hercegovinës, të heqë dorë nga ngritja e një agjencie të barnave dhe aktivitetet e mëtejshme për të marrë në mënyrë të njëanshme kompetencat e shtetit.

E gjithë kjo ka shkaktuar krizën më të madhe politike në Bosnje e Hercegovinë që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit në vitin 1995, prandaj disa zyrtarë ndërkombëtarë kanë folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve.

Megjithatë disa politikanë evropianë si kryeministri hungarez Viktor Orban kanë kundërshtuar mundësinë e sanksioneve kundër disa zyrtarëve të Republikës Sërpska, duke përfshirë anëtarin e presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Më 10 dhjetor të vitit të kaluar Asambleja e Republikës Sërpska miratoi konkluzionet që parashikojnë “kthimin e kompetencave” nga niveli shtetëror te njësia, si dhe Deklaratën mbi Parimet Kushtetuese të Republikës Sërpska, e cila udhëzon institucionet e këtij mekanizmi të hartojnë një kushtetutë që do ta bënte Banja Llukën kryeqytetin e entitetit, ndërkaq Palle, që është jo shumë larg kryeqytetit, Sarajevës, të jetë kryeqyteti historik.

Deklarata saktëson se “të gjitha ligjet e vendosura nga Përfaqësuesi i Lartë janë antikushtetuese”.

Më parë, më 20 tetor të vitit të kaluar, i njëjti organ ka miratuar Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore, i cili parashikon themelimin e një agjencie të barnave, e cila operon në nivel shtetëror që nga viti 2009.

Ditë më parë, sanksione ndaj liderit të serbëve të Bosnjës ka kërkuar edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Ajo tha se Bashkimi Evropian duhet që ta sanksionojë liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik për përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga Bosnje e Hercegovina.

Baerbock, tha se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është “shqetësuese” dhe se përpjekjet e Dodikut që Republika Sërpska të shkëputet nga Bosnja, ishin “të papranueshme”./ REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

5 December, 2025
Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

5 December, 2025
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot

Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot

5 December, 2025
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result