Çmimet botërore të ushqimit, më të lartat në 10 vjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia e ushqimit e Kombeve të Bashkuara tha të enjten se çmimet botërore të ushqimit shënuan rritje për 28 për qind vitin e kaluar dhe shkuan në nivelin më të lartë në një dekadë, duke shtuar se shpresa është e dobët për kushte më të qëndrueshme të tregut edhe për këtë vit.

Indeksi i çmimit të ushqimit i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, që i përcjell prodhimet më të tregtuara ushqimore në botë, ishte mesatarisht 125.7 pikë më 2021, niveli më i lartë që nga viti 2011, kur indeksi ishte 131.9, shkruan Reuters.

Indeksi mujor shënoi rënie të lehtë në dhjetor, por më herët kishte shënuar rritje për katër muaj radhazi, duke i pasqyruar vështirësitë në të korra dhe kërkesën e fuqishme gjatë vitit të kaluar.

Çmimet më të larta të ushqimit kanë ndikuar në rritje më të gjerë të inflacionit në kohën kur ekonomitë po rimëkëmben nga kriza e pandemisë. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë ka paralajmëruar se kostot më të larta po i rrezikojnë popullsitë më të varfra në shtetet e varura nga importi.

Në dhjetor, çmimet për të gjitha kategoritë në indeksin e ushqimeve shënuan rënie, përfshirë vajërat bimore dhe sheqerin, thuhet në përditësimin e të dhënave të kësaj agjencie.

Share This Article