ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e …  2 minutes ago
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë 3 minutes ago
Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën  5 minutes ago
Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë  6 minutes ago
BE hetim antitrust ndaj “WhatsApp” për politikën e inteligjencës artificiale të shërbimit  8 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë njoftimet për tërheqjen e mundshme të forcave amerikane nga Evropa Lindore

albnews by albnews
7 January, 2022
in Bota
0
SHBA-ja thotë se do të dërgojë trupa në Evropën Lindore, nëse Rusia e pushton Ukrainën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë njoftimet se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e tërheqjes së forcave amerikane nga Evropa Lindore, para bisedimeve me Rusinë javën e ardhshme.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e bëri sqarimin në përgjigje të një kërkese nga Zëri i Amerikës, pasi rrjeti NBC News njoftoi të premten se zyrtarët amerikanë janë të gatshëm të propozojnë diskutime për reduktimin e dislokimeve të trupave amerikane dhe ruse dhe stërvitjeve ushtarake në Evropën Lindore, nëse Moska tregon se është serioze për negociata.

RelatedPosts

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

BE hetim antitrust ndaj “WhatsApp” për politikën e inteligjencës artificiale të shërbimit 

“Ne kemi qenë të qartë me Rusinë, publikisht dhe privatisht, se nëse Rusia ndërhyn më tej Ukrainë, ne do t’i përforcojmë partnerët tanë të NATO-s në krahun lindor, ndaj të cilëve kemi një detyrim të shenjtë si aleatë”, i tha Zërit të Amerikës zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po “bashkëpunojnë ngushtë me aleatët e NATO-s ndërsa e përballojnë krizën së bashku”.

Moska ka paraqitur kërkesa gjithëpërfshirëse, përfshirë që NATO të zvogëlojë praninë në Evropën Lindore dhe të mos anëtarësojë Ukrainën– kërkesa të papranueshme për SHBA-në dhe Evropën.

“Kjo është padyshim pjesë e skenarit të njohur (të Moskës), të paraqesë një listë kërkesash absolutisht të papramueshme, për të pretenduar më pas se pala tjetër nuk po angazhohet dhe për ta përdorur si justifikim për veprime agresive”, është shprehur Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

NATO përjashton mundësinë për ndalimin e zgjerimit

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, përjashtoi të premten çdo mundësi për ndalimin e zgjerimit të vazhdueshëm të aleancës ushtarake për të trajtuar shqetësimet e sigurisë që vijnë nga Rusia, duke hedhur poshtë një pjesë themelore të kërkesave të Presidentit Vladimir Putin për lehtësimin e tensioneve me Ukrainën.

“Ne nuk do të bëjmë kompromis mbi parimet themelore, përfshirë të drejtën e çdo vendi për të vendosur rrugën që do të ndjekë, përfshirë çdo lloj marrëveshje sigurie që dëshiron të jetë pjesë e saj”, tha për gazetarët Stoltenberg në Bruksel pas një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtë të aleancës.

Sekretari Blinken, dhe homologët e tij të aleancës zhvilluan bisedime virtuale përmes internetit për t’u përgatitur për takimin e parë të Këshillit NATO-Rusi në më shumë se dy vjet.

Takimi, që pritet të mbahet të mërkurën në Bruksel, do t’u japë ambasadorëve të NATO-s mundësinë për të diskutuar ballë për ballë me të dërguarin e pasaçëm rus mbi propozimet e sigurisë të Presidentit Putin.

Pjesa më e madhe e propozimeve, të bëra publike nga Moska, mes tyre një projekt-marrëveshje me vendet e NATO-s dhe oferta për një traktat mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duket të jenë e papranueshme për aleancën ushtarake të përbërë nga 30 vende, pavarësisht frikës se Putini mund të urdhërojë forcat ushtarake ruse të futen në Ukrainë.

Në dokumente thuhet se, NATO-ja duhet të pranojë të ndalojë të gjitha planet e anëtarësimit, jo vetëm me Ukrainën, si dhe t’u japë fund manovrave ushtarake pranë kufijve të Rusisë. Në këmbim, Moska do të respektojë angazhimet ndërkombëtare që ka nënshkruar për kufizimin e manovrave luftarake, si dhe për t’i dhënë fund incidenteve të zhurmës me avionë dhe armiqësive të tjera të nivelit të ulët.

Miratimi i një marrëveshjeje të tillë do të kërkonte që NATO-ja të hedhë poshtë një pjesë themelore të traktatit mbi të cilin u formua aleanca. Në bazë të ligjit 10 të Traktatit të Uashingtonit të vitit 1949, organizata mund të ftojë çdo vend evropian që i plotëson kushtet për të kontribuar për sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut, si dhe të përmbushë detyrimet e anëtarësimit.

Stoltenberg tha se ka vazhduar rritja e pranisë ushtarake ruse pranë Ukrainës, veprim që ngjalli shqetësime për një ndërhyrje të mundshme.

“Po vërejmë njësi të blinduara, artileri, trupa luftarake të gatshme, shohim pajisje të luftës elektronike si dhe shumë aftësi të ndryshme ushtarake”, tha ai.

Shtimi i prezencës ushtarake, i kombinuar me kërkesat e sigurisë dhe të kaluarën ruse ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, “dërgon një mesazh se ekziston një rrezik real për një konflikt të ri të armatosur në Evropë”, tha Stoltenberg.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi nga Ukraina Gadishullin e Krimesë dhe më vonë mbështeti një rebelim separatist në lindje të Ukrainës. Mbi 14,000 njerëz kanë humbur jetën gjatë luftimeve shtatë vjeçare duke shkatërruar Donbasin, ku është e përqendruar industria e Ukrainës.

Rusia mohon se ka plane të reja për të sulmuar Ukrainën, por Presidenti Putin dëshiron garanci ligjore që do të përjashtonin zgjerimin e NATO-s dhe dislokimin e sistemeve mbrojtëse. Moska thotë se këtë muaj pret përgjigje mbi propozimet e saj të sigurisë./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e … 

Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e … 

5 December, 2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë

5 December, 2025
Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

5 December, 2025
Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result