44 viktima nga moti të ftoftë në Pakistan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën  44 persona kanë humbur jetën deri më tani dhe 41 të tjerë janë lënduar si pasojë e motit të keq dhe të ftohtë në Pakistan.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 22 viktima mes tyre 10 fëmijë kanë ngelur të bllokuar nëpër makina, ku si pasojë e të ftohtit kanë humbur jetën në qytetin Murree, në Punjab.

Gjithashtu në Punjab, 7 persona të tjerë vdiqën nga shembja e një çatie, nën peshën e borës. Ndërkohë 12 persona të tjerë humbën jetën dhe 29 u plagosën në lagjen veriperëndimore të Khyber Pakhtunkhwa, në kufi me Afganistanin, nga moti i keq dhe me ngrica.

Departamenti Meteorologjik i Pakistanit pret një përmirësim të motit për të paktën 72 orët e ardhshme.

Reshjet e borës nisën mbrëmjen e së martës dhe vijuan deri të premten në intervale të rregullta, duke tërhequr mijëra turistë. Reshje të tjera bore priten në 24 orët e ardhshme.

Share This Article