Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli ka mbërritur në Kosovë gjatë ditës së sotme.
Ai ka udhëtuar nga Roterdami në Prishtinë për të qenë afër familjarëve pas vdekjes së nënës së tij, Ajshe Veseli.
Është parë një numër i shtuar i forcave policore në shtëpinë e tij, teksa janë mbledhur edhe shumë familjarë e miq të ish-kryetarit të PDK-së.
Veseli edhe muaj më parë kishte ardhur në Kosovë për arsye familjare, pasi humbi edhe babanë pak kohë më parë.
Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte e po gjykohen në Hagë nga Gjykata Speciale.