Të 34 të ndaluarit pas protestës së dhunshme në selinë e Partisë Demokratike do të hetohen në gjendje të lirë.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar gjithashtu detyrim paraqitje për gjashtë personat që u ndaluan nga policia teksa ndodheshin brenda ambienteve të selisë blu.
Për shtatë protestues të tjerë, prokuroria është shprehur se arrestimi i tyre është i jashtëligjshëm. Mes të ndaluarve është dhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.
Sakaq, Prokuroria ka deklaruar se brenda ambienteve të selisë së PD, nuk u gjet asnjë send i jashtëlighshëm.