Berisha: Lul brava me mediat që paguan po fsheh kullat që do të ndërtohen në selinë e PD-së

albnews
By
2 Min Read

Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook shkruan se mediat pranë Bashës janë duke përgënjeshtruar lajmin për kullat që do të ndërtohen në selinë e PD-së.

Berisha thekson se Basha ka thënë se projekti është firmosur nga ish-kryeministri, ndërsa ky i fundit pohon se ai ka firmosur vetëm për Xhaminë e Madhe të Namasgjasë.

Sipas Berishës, projekti që zbuluan mediat sot e zhduk selinë e PD sepse do të ndërtohet aty ku është sot selia e PD, te SHQUP.

Poshtimi i Berishës:

Pergenjeshtrim! Lul Brava ne mediat qe paguan po kerkon te pergenjeshtoje lajmin e botuar ne mediat e vendit per nje kompleks gjigand e lluksoz kullash, i cili e zhduk seline e PD nga aty ku ndodhet, duke thene se ai projekt eshte firmosur nga une ne 2013. Projekti qe une kam firmosur eshte ai i Xhamise se Madhe fillimi i punimeve te te ciles u inauguruan ne ate kohe ne prani te qindra besimtareve dhe nuk prekte seline dhe as oborrin e PD.

Projekti qe zbuluan mediat sot e zhduk seline e PD sepse do ndertohet aty ku eshte sot selia e PD, te SHQUP. Pervec Portit te Durresit, projekti per ndertim e kullave te PD i ben prap bashke Ramen dhe Bashen. Duke denuar kete afere te paster korruptive kriminale Rama – Basha paralajmeroj keta bashkehajdute se selia e PD eshte tempulli i demokrateve shqiptar dhe kurre nuk mund te tjeteresohet nga bandat e narkoshtetit shqiptar! sb

Share This Article