ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 4 hours ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 4 hours ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 4 hours ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 5 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermania do të pranojë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vit

albnews by albnews
22 January, 2022
in Bota
0
Gjermania do të pranojë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e re gjermane mban të njëjtën qasje me paraardhësen sa i takon pranimit të punonjësve të kualifikuar. Në përpjekje për të zbutur plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorë kyçë që rrezikojnë të minojnë rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit, qeveria e Olaf Scholz njoftoi se do të tërheqë 400 mijë punëtorë të kualifikuar në vend çdo vit.

“Mungesa e punëtorëve të kualifikuar është bërë aq serioze deri tani sa po ngadalëson në mënyrë dramatike ekonominë tonë,” tha Christian Duerr, kreu parlamentar i Demokratëve të Lirë (FDP) që bashkëqeverisnin, për revistën e biznesit WirtschaftsWoche, të cilës i referohet Reuters.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

“Ne mund ta marrim nën kontroll problemin e një fuqie punëtore të plakur vetëm me një politikë moderne emigracioni… Ne duhet të arrijmë pikën e 400 000 punëtorëve të kualifikuar nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur,” shtoi Duerr.

Socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz, FDP libertariane e Duerr-it dhe të Gjelbrit ambientalistë ranë dakord në marrëveshjen e koalicionit mbi masat si një sistem pikësh për specialistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe ngritjen e pagës minimale kombëtare në 12 euro (13,60 dollarë) në orë për ta bërë punën në Gjermani një opsion më tërheqës.

Instituti Ekonomik Gjerman vlerëson se forca e punës do të tkurret me më shumë se 300 000 njerëz këtë vit pasi ka më shumë punëtorë të moshuar që dalin në pension sesa të rinj që hyjnë në tregun e punës.

Ky hendek pritet të arrijë në më shumë se 650 000 në vitin 2029. Numri i gjermanëve të punësuar u rrit në afro 45 milionë vitin e kaluar, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.

Numri i ulët i lindjeve për dekada të tëra dhe migrimi i pabarabartë është reflektuar në një forcë punëtore në tkurrje, që mund të kthehet në bombë demografike me sahat për sistemin publik të pensioneve të Gjermanisë. Më pak punonjës do të financojnë pensionet e një numri gjithnjë e më të madh pensionistësh, në një kohë kur jetëgjatësia është rritur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result