Ushtria në Burkina Faso thotë se e ka marrë pushtetin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria në Burkina Faso ka thënë se ka marrë pushtetin dhe e ka rrëzuar presidentin Roch Kabore.

Njoftimi është bërë në një televizion shtetëror nga një oficer ushtarak, raporton BBC. Ai ka cituar përkeqësimin e situatës së sigurisë si arsye pse ushtria e ka marrë pushtetin.

Kabore është përballur me rritje të pakënaqësive për dështimin e tij për të frenuar kryengritjet islamike.

Është e paqartë vendndodhja e tij, por oficeri ushtarak ka thënë se të gjithë të arrestuarit janë në një vend të sigurt.

Grusht shteti vjen një ditë pasi trupat kapën kazermat dhe u dëgjuan të shtëna me armë në kryeqytetin Ouagadougou.

Share This Article