Kosovë, 2 viktima dhe mbi 2700 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe  2 mijë e 707 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

25 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

Në total numri i rasteve aktive është 21.668.

Share This Article