Paraqitjet e mira të kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit te Napoli këtë edicion, kanë bërë që drejtuesit e klubit nga Serie A t’ia ofrojnë qendërmbrojtësit rinovimin e kontratës.
Me këtë lëvizje, te Napoli po synojnë ta mbajnë Rrahmanin më gjatë në ekip pasi është shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor.
Napoli ia ka ofruar Rrahmanit rinovimin e kontratës për një vit me rritje të dukshme të pagës dhe negociatat janë në zhvillim e sipër mes palëve.
Aktualisht, Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2024 dhe merr një pagë vjetore prej 1.8 milionë eurosh.
Këtë edicion, ai në 26 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Napolit ka shënuar edhe tre gola në Serie A. Rrahmani 27-vjeçar iu bashkua Napolit në verën e vitit 2020 nga Verona për 14 milionë euro.