ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC 2 hours ago
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm 2 hours ago
Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Protesta kundër planit për të strehuar 600 azilkërkues në qytet 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dikur me 10 mijë banorë, sot jetojnë vetëm 5 familje

albnews by albnews
28 January, 2022
in Albania
0
Dikur me 10 mijë banorë, sot jetojnë vetëm 5 familje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fshati Llëngë në Pogradec të Shqipërisë, një zonë e bekuar nga natyra, por e kthyer në një vend të braktisur, ku edhe banesat numërohen me gishtat e njërës dorë.

Një shembull i trishtë i braktisjes për shkak të mungesës së vëmendjes dhe investimeve. Por po t’i kthehemi historisë, Llënga ka qenë një ndër zonat më të populluara në kufijtë e një qytetit të zhvilluar për kohën, me mbi 10 mijë banorë.

RelatedPosts

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Skuadra angleze mbërrin në Tiranë, gati për duelin e fundit me Shqipërinë

“Fshati përmendet për herë të parë në defterët Osmanë në vitin 1583”, thotë për A2 CNN mësuesi Ledjan Zeqollari.

“Në atë kohë, mendohet se kishte rreth 160-170 shtëpi. Lulëzimin e kemi në vitet 1740-1750, gjatë lulëzimit të Voskopojës. Në këtë fshat, ka kaluar një degëzim i rrugës Egnatia. Mendohet që ka pasur 10 mijë banorë, pak a shumë një qytet për kohën kur flasim”.

Arsyet e braktisjes së kësaj zone, më mirë se kushdo tjetër i rendit pikërisht një prej zonjave të pakta që vijon të jetojë në këtë fshat. “Nga e keqja, nga varfëria, papunësia, mjekësia, arsimi, rruga. Sot 5 familje jemi”, thotë Tefta Verushi.

Falë bujarisë së natyrës, fshati ka potenciale të mëdha agroturistike dhe kulturore, që nga kisha e ndërtuar në vitin 1500, natyra e bukur e deri te kanioni mjaft i veçantë që gjendet përbri fshatit, një monument mjaft i veçantë natyre. “Është një nga 17 monumentet e natyrës që ka rrethi i Pogradecit, i gjatë rreth 600 metër, me shpate deri në 60-70 metër lartësi”, thotë Gani Bego, specialist në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura.

Është detyra e institucioneve lokale dhe atyre qendrore që këtë zonë, sa të bukur për nga natyra aq edhe të pasur për nga historia, t’i kthejnë vëmendjen e merituar dhe njerëzit e munguar.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

Investimet e shumta të Kinës në Mbretërinë e Bashkuar i dhanë asaj akses në teknologji të nivelit ushtarak, tha BBC

17 November, 2025
Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

Avokatët dhe deputetët laburistë do të rrëzojnë planin e azilit të Mahmood: Sekretari i Brendshëm paralajmëroi se opozita e krahut të majtë do të prishë goditjen ndaj migracionit të paligjshëm

17 November, 2025
Refugjatët do të përballen me 20 vjet pritje për t’u vendosur përgjithmonë sipas reformave të azilit

Ndalimi i vizave për vendet që nuk i pranojnë mbrapsht azilkërkuesit e refuzuar do të shpallet SOT

17 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

17 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result