ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 9 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 9 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Turqia kundër programeve televizive që “shkelin vlerat familjare”

albnews by albnews
31 January, 2022
in Bota
0
Rritet në 55 numri i viktimave në Turqi – Erdogan viziton vendet e përmbytura nga shiu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar që të ndërmerren masa kundër televizioneve apo programeve televizive, që konsiderohen në kundërshtim me vlerat themelore të Turqisë.

Në një qarkore të publikuar të shtunën ai tha se vendimi synon të mbrojë kulturën turke e të eliminojë efektet e dëmshme të programeve televizive me përmbajtje të huaj, të përshtatura për publikun turk.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Në qarkore thuhet se duke përdorur ligjet dhe kushtetutën, do të ndërmerren të gjitha masat paraprake kundër atyre programeve televizive që ndikojnë negativisht tek familja, fëmijët e të rinjtë. Në vendim thuhet se fëmijët dhe të rinjtë do të mbrohen nga ‘mesazhet e përcjella përmes simboleve të caktuara’, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Autoriteti turk që mbikëqyr median, Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit, ka tashmë kompetenca të gjera dhe mund t’i gjobisë mediat ose të urdhërojë ndërprerje të përkohshme të kanaleve televizive që janë kryesisht kritike ndaj qeverisë, për shkelje të vlerave turke. Autoriteti gjithashtu ka gjobitur kanalet për përmbajtje erotike ose që lidhen me komunitetin LGBT.

Ilhan Tasci, anëtar i autoritetit mbikëqyrës të medias që përfaqëson partinë kryesore opozitare, e quajti masën një “qarkore censure” dhe tha se ajo shkel kushtetutën e cila garanton mbrojtjen e lirisë së shtypit.

Shumica e kompanive mediatike në Turqi janë tashmë në pronësi të bizneseve të afërta me qeverinë konservatore e nacionaliste dhe në transmetimet e tyre ndjekin linjën e qeverisë.

Për vitin 2021 organizata Reporterët pa Kufij e ka renditur Turqinë në vendin e 153-të nga 180 vende ku është matur Indeksi Botëror i Lirisë së Shtypit. Sipas Unionit të Gazetarëve të Turqisë të paktën 34 punonjës të medias janë aktualisht pas hekurave.

Javën e kaluar, gazetarja e njohur Sedef Kabas u arrestua në pritje të një procesi gjyqësor nën dyshimet për fyerje të Presidentit Erdogan, pasi ajo përmendi një fjalë të urtë në një televizion si dhe në median sociale duke iu referuar një kau. Dhjetëra mijëra njerëz në Turqi janë ndjekur penalisht nën dyshimet për fyerje të Erdoganit.

Qarkorja pason fillimin e transmetimit të një programi ndërkombëtar nga televizioni amerikan ‘Fox’, i përshtatur edhe në turqisht me titullin ‘Këngëtari i maskuar’. Gjatë programit këngëtarë të njohur interpretojnë të maskuar me kostume, për të fshehur identitetin e tyre. Shfaqja është kritikuar në internet për përmbajtje të supozuar satanike e pagane.

Po kështu filmi i parë arab, transmetuar në Netflix ka ngjallur debate te forta në Egjipt e në vende të tjera të Lindjes së Mesme. Kritikët thonë se filmi është një kërcënim ndaj familjes dhe vlerave fetare dhe inkurajon homoseksualitetin.

Por ata që i kanë dalë në mbrojtje thonë se kritikët mohojnë atë që ndodh në jetën reale pas dyersh të mbyllura, duke shtuar se ata që nuk e pëlqejnë filmin me titull “Ashab Wala A’azz”, thjesht të mos abonohen në Netflix./VOA/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result