ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku 5 hours ago
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri 6 hours ago
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës? 7 hours ago
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses 10 hours ago
Tani sytë nga sfida me Anglinë, drejtësia do vendoset nga arbitra italianë 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Çmimi për biznese në tensionin e mesëm parashikohet të rritet 50-80%

albnews by albnews
7 February, 2022
in Albania, Technologji
0
Gjatë pandemisë u rrit përdorimi i energjisë elektrike te ekonomia familjare për 7.8%
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Çmimi i energjisë për 7440 biznese të lidhura në tension të mesëm 6,10 dhe 20 kilovolt pritet që të jetë 18 lekë/kWh, nga mesatarisht 10-12 lekë që është sot, ose 50-80% më shtrenjtë.

Bëhet fjalë për atë kategori biznesi që nga 1 janari kishte detyrimin e daljes në tregun e lirë por që pas shqetësimit të tyre për kostos qeveria vendosi që t’i mbante me një çmim preferencial deri në qershor.

RelatedPosts

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

Në një intervistë për “Monitor”, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka pranuar se edhe pas mbarimit të afatit 6-mujor, nëse situata do të mbetet e ngjashme, mbështetja për këtë grup biznesi do të vazhdojë. Nëse kushtet janë lehtësuar dhe çmimet do të fillojnë të bien, atëherë do të vazhdohet më tej duke bërë liberalizim të plotë dhe jo të pjesshëm sikurse është aktualisht.

“Çmimi i përllogaritur i shitjes së energjisë për konsumatorët në klient të mesëm, duke përfshirë edhe tarifën e shpërndarjes së energjisë elektrike, parashikohet të jetë rreth 18 lek/kWh. Në përfundim të kësaj periudhe 6-mujore, Ministria do bëjë vlerësimet e nevojshme për çmimet e pritshme të energjisë në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Prioritet i MIE do vijojë të jetë zbatimi i detyrimeve ligjore dhe angazhimeve të marra në kuadër integrimit në BE, por edhe mbrojtja e bizneseve nga çmime të paprecentë dhe e klientëve fundorë nga rritja e çmimeve të produkteve të shportës” nënvizon MIE.

Çmimi prej 18 lekësh për një kilovat energji është më i lartë sesa çmimi me të cilin biznesi i këtij grupi blinte energjinë më herët që luhatej mes 10-12 lekësh sipas pikës së lidhjes, me një rritje prej 50-80%, por sigurisht është sa gjysma e çmimit të tregut të lirë. Nëse bizneset do të blinin energjinë në tregun e lirë, çmimi në dhjetor ishte 31.7 lekë, ose 164-217% më shtrenjtë.

Tregues për nivelet e çmendura ku arritën çmimet në tregun e parregulluar janë çmimet mujore me të cilat Furnizuesi i Mundësisë së Fundit (pjesë e OSHEE Group) ka siguruar energjinë për grupin e bizneseve të lidhur në 35 kilovolt.

Në nëntor që mban edhe rekordin historik një kilovat energji u sigurua për 38.7 lekë/kWh ndërkohë që në dhjetor të vitit të kaluar çmimet kanë pësuar një ulje të lehtë duke rezultuar me një tarifë 31.7 lekë.

Pavarësisht pritshmërive që në mes të këtij viti të ketë një ulje të çmimeve të energjisë në bursa njohës të sektorit dhe tregut shprehen se çmimet e larta do të shkojnë përtej këtij viti. Një pjesë e mirë e tyre parashikojnë që stabilizimi të arrihet vetëm pas 6-mujorit të parë të vitit 2023 duke e lidhur këtë me ngërçin që është krijuar globalisht në të gjithë tregjet dhe zinxhirët ekonomikë./Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

Bëri transplant të flokëve dhe trajtim dentar, humb jetën në Turqi, shqiptaro-britaniku

14 November, 2025
Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

Uji i pijshëm i ambalazhuar në Shqipëri, KLSH: Sistemi i ngritur për kontrollin nuk garanton cilësi dhe siguri

14 November, 2025
Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike të Kosovës?

14 November, 2025
“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau veten dhe gruan: Biseda me njerëzit e nuses

14 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result