Basha: Beteja jonë për Shqipërinë, pa kompromis

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi mbrëmjen e sotme ndërsa postoi foto nga takimi i paradites me demokratët e njësië 6 në Tiranë, se shqiptarët dinë ta dallojnë të mirën nga e keqja.

“Beteja jonë është për Shqipërinë dhe është ballore, pa kompromis dhe çdo ditë e më shumë po vërtetohet drejtësia e kauzave tona në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike është e vendosur në luftën kundër korrupsionit, që gërryen mirëqenien e familjeve shqiptare, për lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë Europiane”, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së po zhvillon një tur takimesh me anëtarësinë.

Share This Article