Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dënuar dhunën e ushtruar nga polica ndaj banorëve të “5 Majit” mëngjesin e sotëm. Teksa fadromat kishin shkuar që në orët e para të mëngjesit për të shembur shtëpitë, banorët bënë rezistencë dhe nuk pranuan të lironin banesat e tyre.
“Ç’njerëzore dhe kriminale”, shkruan Vasili në Facebook.
Sipas tij, qytetarët po përballen me hordhitë e policëve të mafies së qeverisë.
Vasili: Ne keto momente tragjike po ushtrohet dhune ç’njerezore dhe kriminale ndaj banoreve tek 5 maji.
Njerezit e thjeshte po perballen ne keto momdnte me hordhite e policeve te mafies se Qeverise.
Qyetaret po perballen me naziskinët e pushtetit, qe s’kane asnje lidhje me asnje norme njerezore dhe qe shkelin çdo ligj.
Keta jane pushtues kriminalë dhe jo qeveritare te popullit.”
