Sali Berisha ka njoftuar se ditën e sotme, në orën 17:00 do të bëjë prezantimin e kadidatit të Vorës.
Lulzim Vrana do të garojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Berisha njofton se takimi do të zhvillohen në sallën e Hotel Contitental dhe fton demokratët të marrin pjesë.
“Njoftim!
Nesër, ditën e enjte, më datë 10 shkurt, ora 17:00, në Sallën e Hotel Continental prezantojmë kandidatin e koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë e Vorës, Z. Lulzim Vrana. Ftoj të gjithë banorët e Vorës të marrin pjesë! sb”