Gjashtë sisteme të avancuara artilerie do të dërgohen në Lituani të hënën për të forcuar një batalion të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes në Berlin.
The self-propelled howitzers, known as PzH 2000s, will be loaded onto heavy-duty transporters in Münster and transported to the Baltic country, Defence Minister Christine Lambrecht says.
“Topat vetëlëvizës, të njohur si PzH 2000, do të transportohen në vendin baltik”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht.
Përforcimi vjen në sfondin e tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës, me frikën e lartë se Moska po planifikon të pushtojë fqinjin e saj. Kremlini mohon të ketë ndonjë qëllim të tillë.
Gjermania po dërgon gjithashtu rreth 350 forca shtesë të Bundeswehr-it dhe rreth 100 automjete në Lituani si pjesë e një ripozicionimit të trupave ushtarake.