Maqedonia e Veriut i ka regjistruar 11 të vdekur nga koronavirusi të dielën, derisa nga 3.338 testime, 920 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.190 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 267.134.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut nga koronavirusi kanë vdekur 8.747 persona dhe janë infektuar 287.016 të tjerë.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 11.135.