ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm 44 minutes ago
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji 47 minutes ago
Titujt e Gazetave në UK 50 minutes ago
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim 56 minutes ago
Guvernatori i Oklahomës fal të dënuarin me vdekje pak para injektimit 59 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Përballje me të shkuarën, mafien e drogën, narko-shteti i Ramës nuk e njeh votën

albnews by albnews
13 February, 2022
in Albania
0
Berisha: Përballje me të shkuarën, mafien e drogën, narko-shteti i Ramës nuk e njeh votën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar para demokratëve të Dibrës kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Premtim Kryemadhi, më të cilin do të përballet me 6 mars me të besuarit e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Përveç testit politik për mbështetjen e demokratëve, Berisha e pranon që zgjedhjet lokale do të jenë një përballje e vështirë, pasi sipas tij, Edi Rama nuk njeh rregulla loje.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

Berisha: Vota e juaj ka qenë dhe mbetet frymëzim force dhe energjie për demokratët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë, për PD dhe revolucionin demokratik të saj dhe përmbysjen  e narkoshtetit të kreut të Meduzës dhe patericave të tij. Kam nderin që do paraqes para jush demokratin e përkushtuar, Premtim Kryemadhin. I cili mishëron, ndershmërinë dhe dashurinë e pakufishme për ju dhe Dibrën e si atdhetar i flaktë, edhe për vendin.

Të dashur miq në këto zgjedhje përballja është e madhe. Në të vërtetë përballet e shkuara, përballet shteti i bazuar në mafien dhe drogën, përballet narkoshteti që nuk njeh dhe nuk respekton votën, përballet narkoshteti që zëvendëson votën me tritol si rasti i FSHF. Përballet arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeriu që mendon se me dibranët me shkodranët, durrsakët, gjirokastritët, mendon se mund të sillet si të dojë, sikur ata të mos ishin anëtarë të këtij kombi dhe kësaj shoqërie.

Si për të ilustruar këto akuza, Sali Berisha u kujtoi dibranëve që Skavica, sipas tij po sjell pasoja të rënda për tokat bujqësore.

Madje ai tregoi se si nuk ja kishte pranuar as Fatos Nanos një projekt të tillë.

Berisha: Nuk e pranoj për dy arsye: E para e ke marrë direkt dhe për atë tender nuk pranoj gjë. E dyta, në mënyrë absolute nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës.I deleguari i Edi Ramës që do të kandidojë këtu tu japë llogari për Skavicën dhe projektin e tij ose të kthehet nga ka ardhur.

Për herë të parë në një fushatë zgjedhore, Berisha bëri thirrje që në këto zgjedhje lokale qytetarët të mos votojnë logon e Partisë Demokratike, e cila sipas tij ka mbetur peng në zyrën e Bashës.

Berisha: Narkoqeveria nëpërmjet Lul Bravës ka marrë peng vulën dhe logon e PD. Me 6 mars logon e vetme që do të votoni do të jetë Shtëpia e Lirisë.

Berisha përdori “gjuhën” thumbuese dhe traditat e dibranëve për të ironizuar pasardhësin e tij në selinë blu.

Berisha: Kam njohur vetëm dy burra që thonë se jemi nga vendi i dajave, njëri prej tyre është Lulzim Brava. Ndaj Naim mos ua shit për dibran atë që nuk ka as din as iman.

Dy dosje, sipas Berishës, po e mbajnë peng Lulzim Bashën, edhe pse beson që shefi i selisë blu do të japë llogari para drejtësisë për këto dy çështje.

Berisha: Nik Muzin, dosje që ma soli në zyrë Ambasadori i SHBA. Bëj çdo ditë një foto me Guvernatoren por ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari deri më një para ligjit shqiptar dhe atij amerikan.

Kandidati i koalicionit të Shtëpisë së Lirisë kërkoi nga kundërshtarët e tij që para 6 marsit të përballen në një debat televiziv.

Përveç testit politik për mbështetjen e demokratëve, Berisha e pranon që zgjedhjet lokale do të jenë një përballje e vështirë, pasi sipas tij, Edi Rama nuk njeh rregulla loje.

Berisha: Vota e juaj ka qenë dhe mbetet frymëzim force dhe energjie për demokratët e Dibrës dhe mbarë Shqipërisë, për PD dhe revolucionin demokratik të saj dhe përmbysjen  e narkoshtetit të kreut të Meduzës dhe patericave të tij. Kam nderin që do paraqes para jush demokratin e përkushtuar, Premtim Kryemadhin. I cili mishëron, ndershmërinë dhe dashurinë e pakufishme për ju dhe Dibrën e si atdhetar i flaktë, edhe për vendin.

  • Basha SPAK-ut: Për incineratorët të arrestohen përgjegjësit, grup kriminal me një kokë, Ramën
  • “Incineratorët” Basha: Nuk bëjnë incinerim, fasadë për të zhvatur para, Lefter Koka, bishti i aferës

Të dashur miq në këto zgjedhje përballja është e madhe. Në të vërtetë përballet e shkuara, përballet shteti i bazuar në mafien dhe drogën, përballet narkoshteti që nuk njeh dhe nuk respekton votën, përballet narkoshteti që zëvendëson votën me tritol si rasti i FSHF. Përballet arroganca e një njeriu që ka trashëguar psikologjinë më të keqe të etërve të tij. Një njeriu që mendon se me dibranët me shkodranët, durrsakët, gjirokastritët, mendon se mund të sillet si të dojë, sikur ata të mos ishin anëtarë të këtij kombi dhe kësaj shoqërie.

Si për të ilustruar këto akuza, Sali Berisha u kujtoi dibranëve që Skavica, sipas tij po sjell pasoja të rënda për tokat bujqësore.

Madje ai tregoi se si nuk ja kishte pranuar as Fatos Nanos një projekt të tillë.

Berisha: Nuk e pranoj për dy arsye: E para e ke marrë direkt dhe për atë tender nuk pranoj gjë. E dyta, në mënyrë absolute nuk pranoj përmbytjen e tokave të Dibrës.I deleguari i Edi Ramës që do të kandidojë këtu tu japë llogari për Skavicën dhe projektin e tij ose të kthehet nga ka ardhur.

Për herë të parë në një fushatë zgjedhore, Berisha bëri thirrje që në këto zgjedhje lokale qytetarët të mos votojnë logon e Partisë Demokratike, e cila sipas tij ka mbetur peng në zyrën e Bashës.

Berisha: Narkoqeveria nëpërmjet Lul Bravës ka marrë peng vulën dhe logon e PD. Me 6 mars logon e vetme që do të votoni do të jetë Shtëpia e Lirisë.

Berisha përdori “gjuhën” thumbuese dhe traditat e dibranëve për të ironizuar pasardhësin e tij në selinë blu.

Berisha: Kam njohur vetëm dy burra që thonë se jemi nga vendi i dajave, njëri prej tyre është Lulzim Brava. Ndaj Naim mos ua shit për dibran atë që nuk ka as din as iman.

Dy dosje, sipas Berishës, po e mbajnë peng Lulzim Bashën, edhe pse beson që shefi i selisë blu do të japë llogari para drejtësisë për këto dy çështje.

Berisha: Nik Muzin, dosje që ma soli në zyrë Ambasadori i SHBA. Bëj çdo ditë një foto me Guvernatoren por ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari deri më një para ligjit shqiptar dhe atij amerikan.

Kandidati i koalicionit të Shtëpisë së Lirisë kërkoi nga kundërshtarët e tij që para 6 marsit të përballen në një debat televiziv.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mahmood pritet të miratojë rregullin ‘vetëm qëndrime të përkohshme’ për azilkërkuesit e suksesshëm

14 November, 2025
Dëbimet pa faj do të ndalohen në Angli nga maji

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

14 November, 2025
BBC i kërkon falje Trumpit për redaktimin në Panorama, por refuzon të paguajë kompensim

Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result