Ambasada Amerikane ne Tirane ka publikuar sot nje video informuese se si Byroja Kombëtare e Hetimit, ose BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta.
Sipas ambasades kjo strukture shume e rendesishme eshte e ngjashme me FBI amerikane dhe do te kete ne shenjester per hetim zyrtaret e larte ne vend.
Postimi i Ambasades Amerikane :
Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH. Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit