Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri ka luajtur vetëm 11 minuta në sezonin e ri.
Për një futbollist si Shaqiri kjo është e pamjaftueshme, e pranon trajneri i tij Jurgen Klopp.
Klopp lë të kuptohet se do të ketë më shumë minuta për përfaqësuesin shqiptar të Zvicrës.
“Fillimi i sezonit është i njëjtë çdo vit. Kështu duhet të jetë. Sepse nëse të gjithë ata luajnë, mund të goditen nga lëndimet në stërvitje dhe kjo është gjëja e fundit që do ta dëshironit”, tha Klopp për situatën e zëvendësuesve.
Këtë fillim vit, Liverpooli nuk përballet me pothuajse asnjë lojtar të lënduar, prandaj shumë lojtarë presin rendin për të luajtur.
“Kjo është normale”, tha Klopp, por e pranon se Shaqiri është i pafat.
“Shaqiri nuk po luan mjaftueshëm, edhe pse është në gjendje të shkëlqyer fizike”, theksoi ai.
Por, ai nuk është i vetmi që e ngroh bankën rezervë në skuadrën e Kloppit.
“Adam Lallana nuk luan mjaftueshëm. DejaN Lovren nuk luan mjaftueshëm, po ashtu. Dhe disa të tjerë mund ta thonë të njëjtën, po ashtu”, thotë Klopp.