Vedat Muriqi nuk ndalet më. Edhe sot shtatlarti kosovar i Mallorca ka lënë shenjë në La Liga, duke shënuar në minutën 75 një gol të bukur kundër një ekipi të fortë si Betis.
Ky është goli i dytë i kosovarit me fanellën e ekipit spanjoll, pas transferimit nga Lazio, ekip ku nuk u përshtat kurrë dhe ku cilësohej pothuajse si i padobishëm edhe në rolin e rezervës.