Romelu Lukaku i ka ditët e numëruara te Chelsea dhe ka nisur që tani të mendojë për largimin në verë. Nëse më parë ishte kritikuar për performancat me londinezët, në ndeshjen e sotme kundër Crystal Palace është shfaqur si një fantazmë e vërtetë.
Besojeni ose jo, por sipas “Opta Joe”, faqe që merret me statistikat konkrete të ndeshjeve, Lukaku ka rënë kontakt në topin vetëm 2 herë në 45 minutat e para dhe këtu është llogaritur dhe nisja e topit nga pika e mesit të fushës, në sekondën e parë.
Pra Lukaku e ka prekur vetëm njëherë topin në pjesën e parë. Ndërkohë në të dytën, sulmuesi belg e ka prekur sferën edhe 5 herë të tjera, duke e dërguar numrin total në 7. Kjo është shifra më e ulët e rregjistruar në Premier League nga një lojtar që luan për 90 minuta që nga sezoni 2003-2004.