Njohjen si të pavarura nga Rusia të rajoneve separatiste të Luhanskut dhe Donbasit, Britania e Madhe e cilësoi si nisjen e pushtimit të Ukrainës.
Në një reagim për media, ministri britanik, Sajid Javid u shpreh se Britania e Madhe nuk do të qëndrojnë pa reaguar ndaj këtij akti të Rusisë dhe se sanksionet ndaj saj do të vendosen shumë shpejt.
Në orët e para të mëngjesit, kryeministri Johnson mblodhi komitetin Kobra për të vendosur për hapat e radhës që do të ndiqen pas vendimit të njëanshmë të Rusisë që sipas Perëndimit cenon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.