Rita Ora dukej me një veshje të zakonshme, teksa mbërriti në Milano së bashku me të dashurin Taika Waititi të mërkurën.
Këngëtarja 31 vjeçe, u pa e mbështjellë me një xhaketë dizajne shumëngjyrëshe, geta të zeza dhe çizme teksa shëtiste me regjisorin 46 vjeçar, shkruan DailyMail.
Ajo kishte vënë një kapele bejsbolli mbi flokët e saj bionde dhe dukej se ishte pa makijazh.
Taika kishte veshur një xhaketë të zezë, kapuç ngjyrë kafe dhe dëgjuese të zeza në qafë, të shoqëruar me një kapele të bardhë ndërsa ecte përkrah Ritës.
Ai gjithashtu kishte vendosur një maskë shumëngjyrëshe tejet të dukshme, për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.
Kjo paraqitje e tyre vjen pak kohë pasi çifti shijoi një seancë të përbashkët tatuazhesh gjatë fundjavës në Los Angeles.
Është raportuar se regjisori i “Thor” kishte emrin Jane të shkruar në gishtat e tij për nder të një personazhi të quajtur Jane Porter – rol i luajtur nga Natalie Portman – në ekskluzivitetin e “Marvel”.
Taika bëri shaka në mbishkrimin e imazhit të tij duke thënë se ai “as nuk njeh askënd që quhet Jane”, ndërsa shfaqi tatuazhin e tij të ri në një fotografi të publikuar në Instagram.