ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mona Lisa” e arteve dekorative/ Veza e rrallë Fabergé e Carit rus del në ankand, pritet të shitet mbi 26 milionë dollarë 1 minute ago
Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon 3 minutes ago
4 kandidatë për kreun e SPAK, Berisha: Mbështes këdo që zbaton ligjin, besimi im politik është Kushtetuta 5 minutes ago
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari i akuzuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale 6 minutes ago
Menaxhimi i mbetjeve në Tiranë, ministri Jaupaj: Fokusi, riciklimi dhe diferencimi në burim 7 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Analiza në CNN/ Me sanksionet ndaj Putin, perëndimi po i bën gropën vetes

albnews by albnews
23 February, 2022
in Bota
0
Analiza në CNN/ Me sanksionet ndaj Putin, perëndimi po i bën gropën vetes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndëshkimi i Vladimir Putinit dhe Rusisë për agresionin kundër Ukrainës duket se do të na kushtojë edhe neve në shtëpitë tona. Sepse për të goditur Rusinë aty ku i dhemb vërtet, do të duhej t’i lëndonim të gjithë.

RelatedPosts

Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

‘The Guardian’: Evropa po humbet me shpejtësi ujin e ëmbël

Trump-it i soset durimi, i jep ultimatum Maduros: Largohu menjëherë nga Venezuela, merr dhe bashkëshorten  

Rusia është prodhuesi kryesor i naftës dhe gazit natyror, por bota është e varur nga eksportet e saj. Është fakst se Bashkimi Evropian varet nga Rusia për më shumë se 1/3 e gazit të saj natyror.

Kjo është arsyeja pse lëvizja e Gjermanisë për të anuluar certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2 që do të dërgonte gaz natyror rus në Gjermani është kaq dramatike.

Ish-presidenti i Rusisë dukej se gëzohej për varësinë e BE-së duke shkruar në Twitter: “Mirë se erdhët në botën e re të guximshme ku evropianët shumë shpejt do të paguajnë 2 000 euro për 1000 metra kub gaz natyror!”

Mënyra më efektive për të goditur Rusinë me sanksione është ndërprerja e furnizimit të saj me naftë dhe gaz natyror për Perëndimin. Por kjo mund të shkaktojë çmime edhe më të larta dhe më shumë dhimbje për konsumatorët.

Çmimet e naftës tashmë janë afër niveleve të larta të 8 viteve dhe shërbejnë si një nxitës kryesor i inflacionit. Kjo ka edhe një kosto politike dhe këto vendime do të jenë të vështira për t’u miratuar nga liderët e Perëndimit.

 “Presidenti i Shteteve të Bashkuara duhet të shqetësohet për vendimet që po merr për shkak të zgjedhjeve që po vijnë dhe po ashtu liderët në Evropë gjithashtu kanë kufizimet e tyre politike të brendshme,” – më tha analisti politik i CNN, Josh Rogin.

“Kjo bëhet duke kufizuar gamën e përgjigjeve, gamën e veprimit që aleatët mund të ndërmarrin si përgjigje ndaj agresionit të Putinit. Sigurisht që Putin e di këtë. Ky është një realitet i demokracive dhe është një avantazh për Putinin që ai me siguri do ta shfrytëzojë” – shtoi ai.

Shtëpia e Bardhë dhe aleatët kanë njoftuar raundin e tyre të parë të sanksioneve – mbi dy banka, borxhin sovran dhe disa oligarkë rusë – dhe disa sanksione që priten nëse Putin do të vazhdojë në rrugën e tij. Edhe vetë Biden pranoi se sanksionet do të dëmtonin edhe amerikanët.

“Mbrojtja e lirisë do të ketë kosto edhe për ne këtu në shtëpi,” – tha Presidenti Biden të martën duke shtuar: “Ne duhet të jemi të sinqertë për këtë.”

Ai i quajti “kritike” kostot më të larta të energjisë.

“Ne po monitorojmë nga afër furnizimet me energji për çdo ndërprerje dhe po zbatojmë një plan në koordinim me konsumatorët dhe prodhuesit kryesorë të naftës në drejtim të një investimi kolektiv për të siguruar stabilitetin dhe furnizimet globale të energjisë,” – tha Biden.

Çfarë mund të thotë kjo? Presion mbi prodhuesit për të investuar në energji, lëshime të koordinuara të rezervave strategjike të naftës me aleatët, një lehtësim tatimor për gazin ose stimuj për prodhuesit vendas.

Por mjetet e presidentit Biden janë të kufizuara.

“Ne kemi leva, Putini ka leva dhe kur të gjithë të mbarojmë duke tërhequr të gjitha levat tona, ne do dalim zbuluar. Aftësia e rusëve për të manipuluar tregjet e energjisë do të jetë gjithmonë më e madhe se aftësia e evropianëve për të zbutur këto manipulime” – tha Rogin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mona Lisa” e arteve dekorative/ Veza e rrallë Fabergé e Carit rus del në ankand, pritet të shitet mbi 26 milionë dollarë

“Mona Lisa” e arteve dekorative/ Veza e rrallë Fabergé e Carit rus del në ankand, pritet të shitet mbi 26 milionë dollarë

1 December, 2025
Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

Modernizojmë lojën, fuqizojmë talentet: Partneritet për të ardhmen e futbollit në rajon

1 December, 2025
4 kandidatë për kreun e SPAK, Berisha: Mbështes këdo që zbaton ligjin, besimi im politik është Kushtetuta

4 kandidatë për kreun e SPAK, Berisha: Mbështes këdo që zbaton ligjin, besimi im politik është Kushtetuta

1 December, 2025
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari i akuzuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari i akuzuar për kontrabandë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result