ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh 7 hours ago
Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit 8 hours ago
4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë 9 hours ago
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit 14 hours ago
Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Presidenti Meta: Agresioni rus ndaj Ukrainës, i pajustifikuar

albnews by albnews
24 February, 2022
in Albania, Bota
0
Presidenti Meta: Agresioni rus ndaj Ukrainës, i pajustifikuar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti Ilir Meta ka dënuar sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

RelatedPosts

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

Analiza e DW: Gjermanët mësojnë gjueti nëndetësesh nga britanikët!

VIDEO/ Dalin pamjet e ekzekutimit të Gilmando Danit

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta thotë se sulmi rus ndaj shtetit të Ukrainës është i pajustifikuar dhe ka cenuar integritetin territorial të një shteti të pavarur.

Deklarata e Presidentit Ilir Meta:

Pas përshkallëzimit të situatës gjatë mëngjesit të sotëm, kur nisi agresioni ushtarak rus në Ukrainë, vendosa të thërras përsëri mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të bërë një rivlerësim të situatës që prej mbledhjes së fundit të 14 shkurtit 2022 mbi këtë temë.

Këshilli diskutoi mbi të gjitha masat që do të ndërmerren për të adresuar këtë situatë, në koordinim të plotë me aleatët dhe partnerët, si sa u përket angazhimeve tona ndërkombëtare, ashtu edhe në raport me sigurinë në vendin tonë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, edhe një herë, dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, shtet i pavarur dhe sovran.

Ky përshkallëzim i paprovokuar dhe i pajustifikueshëm përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB, Marrëveshjes së Minskut, Memorandumit të Budapestit, dhe minon sigurinë dhe paqen në mbarë Europën.

Si President i Republikës dhe në emër të popullit shqiptar, shpreh dhembjen e thellë për jetët e humbura gjatë këtij sulmi, dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Në këto momente dramatike, shpreh gjithashtu solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës, dhe institucionet e saj demokratike.

Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO, dhe anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u bashkohet thirrjeve të Aleancës dhe të bashkësisë ndërkombëtare drejtuar Rusisë për të braktisur menjëherë këtë rrugë të dhunës dhe agresionit, të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare, dhe të kthehet në rrugën e dialogut.

Shqipëria qëndron në unison me NATO dhe BE, dhe do të zbatojë të gjitha angazhimet e mara në kuadër të politikës së jashtme dhe sigurisë së përbashkët.

Bashkë me Aleancën dhe Bashkimin Europian do të qëndrojmë të palëkundur në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe demokracisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

Dukesha e Sussexit, Meghan nis xhirimet e filmit të ri, u rikthye në aktrim pas tetë vjetësh

13 November, 2025
Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit

Pas 10 vitesh te Manchester City, Pep Guardiola po vlerëson mundësinë e largimit nga posti i trajnerit

12 November, 2025
4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

4 mijë vende të reja pune nga hitet muzikore në Mbretërinë e Bashkuar/ Zbulohen këngëtarët që kontribuan më shumë

12 November, 2025
“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result