Haradinaj: Putin si Millosheviçi, po vret civilë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka krahasuar presidentin e Ukrainës Vladimir Putin me Sllobodan Millosheviçin. Thotë se po vriten civilë.

 “Ne e ndiejmë që edhe ajo që bën Putini është e ngjashme me atë që ka bërë Millosheviçi, pra sulm mbi vendbanime civile, mbi një popull të tërë. Vrasja e civilëve, vrasja e të gjithëve është diçka që e kemi parë në Kosovë”, tha Haradinaj në Pressing.

 “Mendoj se (Putini) luftën në opinion e ka humb. Mendoj se në opinionin perëndimor e në përgjithësi e ka humbur luftën. Është kuptuar që Putin ka një agjendë qëllimkeqe vrastare dhe mendoj se reagimi i BE’së e Amerikës, i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë mjaft i qartë dhe është një fat i madh që ka rezultuar me një mobilizim kaq të madh”, shtoi ai.

“Po vret një popull, po vret një shtet, po godet pa asnjë kujdes të caktuar. Po i shihni bombardimet në vendbanime me civilë”, tha Haradinaj.

Share This Article