ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 2 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 3 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqiptarët në Ukrainë- Nga Moikom Zeqo

albnews by albnews
1 March, 2022
in Albania
0
Shqiptarët në Ukrainë- Nga Moikom Zeqo
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një shkrim të hershëm të profesor Eqrem Çabejt në gjeografinë e përhapjes së shqiptarëve në botë, përmenden edhe shqiptarët në Ukrainë. Çabej e dinte këtë referencë shkëlqyeshëm. Në një bisedë të Enver Hoxhës me Stalinin, Stalini e pyet Enver Hoxhën nëse Albania e Kaukazit është e njëjta gjë me Albaninë e shqiptarëve. Këtë pyetje do ta bënte edhe papa Piu II i shekullit XV, i cili ka shkruar një Komentar ku thotë se shqiptarët kanë ardhur ndoshta nga Albania e Kaukazit. Pak a shumë të njëjtin mendim ka dhe dijetari francez Pukëvil në shekullin XIX, i cili mendon se shqiptarët mund të kenë ardhur nga Kaukazi ose nga viset pontike ose nga Kolkida. Enver Hoxha i thotë Stalinit se shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me Albaninë e Kaukazit, por rrjedhin nga ilirët. Atëherë, Stalini merr në telefon një dijetar rus dhe e pyet për këtë çështje.about:blank

Dijetari rus i thotë që shqiptarët kanë disa fshatra pranë Ukrainës, ku jetojnë si një komunitet etnik. E përmenda bisedën midis dy politikanëve të shekullit XX, përtej konotacioneve politike që ngjallin emrat e tyre. Nuk është thjesht një trill kurioziteti. Shumë më përpara tyre Çabej dinte diçka më të saktë. Në vitin 2003 bëra një udhëtim në Rusi së bashku me Dritëro Agollin. Shkuam dhe në Sant Petërburg ku ishte një universitet dhe katedra e gjuhës shqipe, ku studionin rreth 30 vajza dhe djem rusë që mësonin gjuhën shqipe.

RelatedPosts

E kërkon klubi i Serie A, Uzuni mund të braktisë SHBA-në për t’u rikthyer në Europë

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

“Kam gjëra më të rëndësishme se të vij te trajnimi yt”, Ema Andrea refuzon ftesën e Ermal Mamaqit

Aty takova disa albanologë rusë që kanë shkruar libra për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe. Takova dhe albanologen akademike Julia Ivanovna, akademike etnografe, që kishte botuar tre libra për Shqipërinë, për etnografinë e Shqipërisë së veriut, për kanunin e Lek Dukagjinit dhe të drejtën zakonore shqiptare si dhe për kalendarin origjinal popullor të shqiptarëve, nga Antikiteti në Mesjetë, duke u bazuar në kërkimet etnografike të dijetarit shqiptar, Rrok Zojsi. Në korrik të vitit 2004, akademikja Julia Ivanonvna erdhi në Tiranë. Ajo solli me vete një ekspozitë e fotografi origjinale që pasqyronin jetën e katër fshatrave shqiptarë, që ekzistojnë edhe sot në Ukrainë. Shqiptarët kanë shtegtuar në Rusi të paktën që në shekullin XV.

Në këtë shekull një shqiptar i quajtur Maksim Artioti ka studiuar në Padova të Italisë, ku ka qenë dhe Leonik Tomeo nga Durrësi, i cili ka qenë pedagog i Nikolla Kopernikut. Maksim Artioti më vonë ka shtegtuar në Rusi, ku u njoh si një dijetar i madh dhe specialist i shkëlqyer i latinishtes dhe greqishtes së vjetër. Në kohën e careshës ruse Katerina II, me urdhër në saj u botua një fjalor shumëgjuhësh, ku qe futur edhe gjuha shqipe. Në shekullin XIX, gjatë kohës së Luftës Ruso-Turke, shumë shqiptarë kanë luftuar në ushtrinë turke dhe për arsye të ndryshme kanë mbetur në rrethinat e Odesës.

Poeti më i madh rus i të gjitha kohërave, Pushkini, flet në një letër të tij si dhe në një tregim për trimërinë e kalorësve shqiptarë. Në vitin 1937, në një revistë, ku flitet për 100-vjetorin e vdekjes së Pushkinit, poeti ynë i madh, Migjeni, ka bërë me laps dy portrete të Pushkinit. Por, le të rikthehemi te tema i fshatrave shqiptarë në Ukrainë. Këto fshatra janë katër dhe janë formuar në fund të shekullit XVIII. Fillimisht u vendosën në fshatin Karakurt, në veri të Odesës, së bashku me bullgarët dhe gagauzët.

Në fillim të viteve 1860, një pjesë e banorëve të fshatit Karakurt u shpërngul në rajonin brigjeve të detit Azov rreth 10 kilometra larg bregdetit ku u themeluan tri fshatra: Devnenskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki) dhe Gamovra (Xhandran). Këto katër fshatra shqiptare mbijetojnë ende dhe sot. Ato kanë një urbanistikë të thjeshtë, shtëpitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, më pas u përdor guri i gdhendur dhe u bënë më monumentale. Hyrja në shtëpi bëhej nëpërmjet dhomës së zjarrit, në njërën anë qe dhoma e vogël e ndenjjes dhe në anën tjetër qe dhoma e madhe e miqve. Në këto shtëpi gatuhej në oxhak, aty ishte furra (kymbet) dhe pranë saj minderi prej balte. Interieri zbukurohej me qilima dekorativë, dhomat kishin mobile druri. Kishte dhe një furrë në oborr të shtëpisë.

Pranë katër fshatrave kishte dhe kisha të ritit lindor. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruante traditat e veta, kishin folklor gojor dhe koreografik. Gratë thurnin qilima me motive shqiptare dhe përdornin zbukurimet prej argjendi me motive të vjetra.

Vathët ishin në formë unaze, ruheshin në vite kostumet e hershme kombëtare si dhe paftat e brezit prej argjendi. Fshati kryesor qe fshati Karakurt (sot Zhovtnjovoje), është qendra kryesore. Këtu mbijeton dasma shqiptare akoma dhe sot. Zakonet ceremoniale i ka studiuar jo vetëm Julia Ivanovna, por dhe etnografja tjetër ruse, Oksana Budina, gruaja e parë ruse e arkeologut shqiptar Dhimosten Budina.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result