• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Rrethimi i Kievit, si Stalingradi 80 vjet më parë

Rrethimi i Kievit, si Stalingradi 80 vjet më parë

by albnews
2 March, 2022
in Bota
0
8
VIEWS

Ndërsa autokolona ushtarake mbi 60 km e gjatë shkoi drejt Kievit, rrethimi i kryeqytetit ukrainas sjell në vëmendje Betejën e Stalingradit

“Kievi është një qytet nën rrethim”, tha Denis Monastirs’kij, ministër i brendshëm ukrainas. Rrethimi është një fjalë që na kthen në të kaluarën. Më saktësisht, tetëdhjetë vjet më parë, kur gjatë rrethimit të Stalingradit, rezistenca e dëshpëruar sovjetike arriti të asgjësonte ofensivën naziste. Do të ishte një paradoks për Putinin, nëse duke përmbysur palët në lojë, presidenti ukrainas Zelensky dhe qytetarët e Kievit do të ishin në gjendje të vazhdonin rezistencën heroike që pati Ushtria e Kuqe dhe i gjithë populli rus kundër nazistëve.

Por çfarë ndodhi gjatë Betejës së Stalingradit, e cila shënoi pikën e kthesës së pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik dhe fillimin e disfatës naziste.

MBI NJË MILION TË VDEKUR, TË ZHDUKUR DHE TË BURGOSUR. Pas dy muajsh sulmesh të pandërprera që filluan më 17 korrik 1942, një betejë e egër ishte zhvilluar në qytetin e bombarduar e të djegur, shtëpi më shtëpi dhe udhëkryq për udhëkryq. Grupe luftëtarësh rusë dolën gjatë natës, pas shpatullave të gjermanëve, duke i goditur ata dhe duke i zhdukur nën rrënoja. Tanket lëviznin mes rrugëve të shkatërruara dhe maleve me mbeturina, të mbushura me kufoma të pavarrosura ushtarësh dhe civilësh. Dhe mbi gjithçka dhe këdo, u shfaq makthi i snajperëve.

ARMATA VI. Në përpjekje për të marrë komandën e qytetit ishte ushtria e 6-të e gjeneralit Friedrich Paulus, me rreth 300,000 njerëz. Por forcat e saj po mbaronin dhe mundësitë e furnizimit ishin të pakta. “Furnizimi” i Stalingradit gllabëronte sasi të pafundme municionesh dhe pajisjesh të tjera çdo ditë. Më 19 nëntor, kur u lëshua kundërofensiva sovjetike, Operacioni Uranus, Paulus nuk mundi t’i rezistonte. Në nderim të planetit të shtatë të Sistemit Diellor, sovjetikët zgjodhën këtë emër të koduar për të treguar ofensivën e Ushtrisë së Kuqe, të mbështetur nga mijëra tanke dhe forca ajrore.

Zgjati një javë, nga 19 deri më 26 nëntor dhe përfundoi kur trupat komuniste, që përparonin nga jugu dhe veriu, u takuan pranë Kalach. Korridori tokësor që lidhte armatën e 6-të me linjat gjermane u prish. Në atë moment Paulus, duke kuptuar situatën në të cilën u gjend, i kërkoi Hitlerit leje për të ndaluar sulmin ndaj Stalingradit, duke u përpjekur të thyente rrethimin me një kundërsulm në perëndim.

Leja nuk iu dha, Hitleri besonte se fitorja në Stalingrad ishte e arritshme, por mbi të gjitha ai kishte frikë se përparimi sovjetik mund të rrezikonte miliona ushtarë gjermanë të Grupit të Ushtrisë A, të cilët gjendeshin në Kaukaz dhe rrezikonin të shkëputeshin nga linjat e tyre. Prandaj urdhri i tij ishte i padiskutueshëm: Ushtria VI duhej të qëndronte në Stalingrad. Ndërkohë, teksa po përgatitej ofensiva e Grupit B për çlirimin e tij, u tentua të furnizohej nga qielli, me një transport ajror të përmasave të pa arritura më parë.

RRETHIMI I MADH. Kështu filloi një rrethim i gjatë, me ardhje e ikje të pandërprerë të avionëve të transportit dhe bombardimeve që zbarkonin dhe ngriheshin nga aeroportet e atij që filloi të quhej der kessel, kazani: xhepi i Stalingradit, në të cilin gjermanët ishin mbyllur. Dhe ndërsa sovjetikët, të shqetësuar për të forcuar kontrollin e tyre rreth Ushtrisë së Gjashtë, ushtronin vetëm presion të lehtë nga jashtë qytetit, brenda gjermanët vazhduan përpjekjet për të rrëmbyer urën e fundit në bregun perëndimor të Vollgës nga armiqtë e tyre. Luftimet vazhduan dhe rreth Kodrës Mamayev Kurgan, relievi rreth të cilit u ndërtua Stalingrad. Të parët që humbën ishin civilët. Para sulmit gjerman, Stalingrad kishte pranuar vërtet një fluks të madh refugjatësh nga gjiri i Donit. Një urdhër nga Stalini kishte ndaluar evakuimin e civilëve për t’u dhënë ushtarëve të Ushtrisë së Kuqe një motiv shtesë për të luftuar me bindje dhe për të krijuar një pengesë për gjermanët.

Beteja e Stalingradit

VDEKJE NGA URIA. Gjatë luftimeve, para rrethimit, popullsia pësoi bombardime ajrore dhe të shtëna artilerie si gjermane ashtu edhe ato sovjetike. Por tragjedia e vërtetë filloi kur ndaloi furnizimi për Ushtrinë e Gjashtë në mes të dimrit të tmerrshëm rus. Të mbijetuarit civilë kërkuan strehim në bodrumet dhe kanalizimet e qytetit të rrënuar. Përpjekjet titanike të Luftëaffe kundër motit të keq, bateritë kundërajrore dhe luftëtarët sovjetikë nuk arritën t’u siguronin gjermanëve të rrethuar furnizime të mjaftueshme me materiale dhe ushqime. Popullsia mbeti e braktisur.

Viktimat e para të urisë ishin kuajt e tërheqjes, nga të cilët ushtria varej kryesisht për transportin e artilerisë dhe furnizimeve. Pa foragjere, kafshët u therën (klima e ashpër lejoi që ato të vriteshin dhe të ruheshin në dëborë). Avionët e ngarkuar me të plagosur dhe të ngrirë u nisën nga aeroportet dhe u kthyen të ngarkuar me ushqime dhe municione. Pastaj pati mungesë karburanti dhe duke mos pasur më kuaj, furnizimet nuk mund të transportoheshin në pikat e ndryshme të Stalingradit.

E shtrënguar nga sulmet gjithnjë e më të mprehta, ofensiva gjermane për çlirimin e qytetit (Operacioni Stuhia e Dimrit) ishte e dobët. E penguar nga Ushtria e Kuqe dhe moti i dimrit, ajo u shua. Ishte koha që gjermanët të barrikadoheshin në rrënojat dhe kanalizimet për t’i rezistuar sulmeve sovjetike. Në rrënoja, burrat luftuan pa asnjë shpresë për t’u shpëtuar. Ishte “rattenkrieg”, lufta e minjve, siç përkufizohej në Gjermani.

Ndërsa propaganda naziste trumbetonte heroizmin e atyre që tani ishin mbrojtësit e Stalingradit, Ushtria vdiste ngadalë. Municionet ishin të pakta, armët në dispozicion ishin gjithnjë e më pak dhe racionet ushqimore mbaronin gradualisht, derisa u vendos që të mos ushqeheshin ata që, për shkak të lëndimeve ose sëmundjeve, nuk ishin në gjendje të luftonin.

KAPITULLIMI. Të nënshtruar ndaj bombardimeve të pandërprera, gjermanët humbën kontrollin e aeroporteve dhe ditët e fundit u furnizuan me karburant vetëm nga furnizimet me parashutë. Ka pasur edhe raste të kanibalizmit. I ftohti dhe sëmundja i kishin shkatërruar 200.000 veteranë në një masë inerte dhe apatike. Kur Paulus vendosi të dorëzohej më 2 shkurt 1943, pasi mori gradën Field Marshall, ajo që mbeti nga Ushtria e 6-të u rreshtua në marshime të detyruara në akull dhe u transportua në kampet e burgut.

Pak më shumë se 5000 u kthyen në Gjermani pas robërisë. Mes rrënojave të Stalingradit, kur popullsia civile kishte filluar të kthehej, grupe gjermanësh të dëshpëruar mbijetuan duke u fshehur në bodrum, duke dalë natën për të vrarë dhe për të vjedhur diçka për të ngrënë. Sovjetikët i kërkonin sistematikisht: mbyllën tubat e kanalizimeve, i mbytën ose i hodhën në erë me eksploziv dhe përdorën flakëhedhës. Gjermani i fundit u vra më 10 mars 1943.

Previous Post

Biden njofton sanksionet e reja: Putin nuk e ka idenë se çfarë e pret

Next Post

Tmerret e luftës, kush janë dy futbollistët dhe skiatori ukrainas që u vranë nga pushtuesit rusë

albnews

albnews

Related Posts

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re
Bota

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025
Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet
Bota

Tragjedia në Texas: përmbytjet marrin përmasa të rënda ndërsa bilanci i viktimave rritet

6 July, 2025
Elon Musk themelon parti të re: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë
Bota

Elon Musk themelon parti të re: Partia e Amerikës do ju kthejë lirinë

6 July, 2025
Next Post
Tmerret e luftës, kush janë dy futbollistët dhe skiatori ukrainas që u vranë nga pushtuesit rusë

Tmerret e luftës, kush janë dy futbollistët dhe skiatori ukrainas që u vranë nga pushtuesit rusë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025
Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

6 July, 2025
Emigracioni, Britania vlerëson Task Forcën shqiptare

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon metodën e krimit shqiptar në Britani: Ja si shmangin gjurmimin përmes kartave të ID

6 July, 2025
Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM