Sekretari britanik-NATO-s: Mos e bëni këtë gjë, mund ta çojë gjithë Evropën në luftë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, në një bisedë për BBC, ka thënë se Rusia do ta ketë shumë të vështirë që të futet në qytetet kryesore të Ukrainës duke pasur parasysh rezistencën e forcave ukrainase dhe civilët të cilët përballen me forcat ruse me çfarëdo mjeti që kanë në dispozicion, shkruan Express.

 Wallace tutje ka thënë se është pjesë e doktrinës ushtarake ruse që të tentohet rrethimi i qendrave të mëdha urbane dhe të bombardojë “pa dallim”.

Megjithatë Wallace thotë se madhësia gjeografike e Ukrainës dhe popullsia prej 44 milionësh e bën pushtimin nga Rusia “shumë të vështirë”.

Sekretari britanik gjithashtu ka thënë se nuk është ide e mirë që NATO-ja të krijojë një “no fly zone”, për shkak se çfarëdo shkelje potenciale nga Rusia “mund të çojë në një luftë në të gjithë Evropën.

Share This Article