Të tjera video, lidhur me agresionin rus në Ukrainë, janë publikuar në rrjetet sociale.
Ushtria ruse në terren po pëson humbje të rënda, mbi 6 mijë ushtarë janë vrarë, ndërsa mijëra të tjerë janë vetëdorëzuar.
Video e fundit që po qarkullon është ajo e një ushtari të ri rus, i cili është kapur rob. I lodhur dhe i paushqyer atij i vijnë në ndihmë ukrainasit, ata të cilët për të ishin armiku kur u nis nga vendi i tij. Ai lejohet të telefonojë familjen e tij, ndërsa përlotet.