Sulmet me raketa janë bërë të zakonshme këto net në Kiev, ku qyteti, kthehet në fushëbetejë mes ushtrisë ukrainase dhe asaj ruse. Për të shpëtuar nga këto sulme, qytetarët drejtohen poshtë në metro, kur përkohësisht, ndihen të sigurt. Këto pamje, janë parë edhe nga qytetarët, që kanë treguar për mediat, tensionet dhe frikën e tyre.
“Isha në rrugë. Po ktheheshim në shtëpi për të marrë disa gjëra të nevojshme. Ne fjalë për fjalë po i afroheshim vendkalimit të rrugës kur pamë raketën. Në fillim mendova se ishte një aeroplan, sepse ishte me krahë, “tha Bojko, një 20-vjeçare vendase.