‘Vuçic na tradhëtoi’, serbët dalin në mbrojtje të Rusisë

albnews
By
1 Min Read

Qindra qytetarë serbë kanë dalë në një manifestim mbrëmjen e së premtes në Beograd për të mbështetur Rusinë në aktin e saj për të ndërhyrë ushtarakisht në Ukrainë.

Protestuesit, pjesa më e madhe e të cilëve ishin përfaqësues të ekstremit të djathtë, lëshuan mesazhe mbështetëse në favor të presidentit Putin.

Gjatë manifestimit pati thirrje edhe kundër Aleksandër Vuçiç, i cili mbështeti në OKB rezolutën që dënonte invazionin rus në Ukrainë.

Protestuesit më pas marshuan drejt ambasadës ruse.

Share This Article